Në ambientet e hotelit “Emerald”, ku u mbajt edicioni i 19-të i Sportistit të Vitit, i organizuar nga Grupi Koha,

Nora Gjakova u zgjodh si Sportistja më e mirë për vitin 2017, ajo arriti suksesin më të madh në Evropianin për seniore në kategorinë deri në 57 kg, ku u stolis me medaljen e bronztë, në Varshavë të Polonisë.

Xhudisti i ri Shpat Zeka, e fitoi çmimin si Sportisti më i mirë i ri për vitin 2017, pasi gjatë këtij viti ka fituar dy medalje të bronzta, një në Kampionatin Evropian për Kadetë në Kaunas të Lituanisë, ndërsa tjetrin në Kupën Evropiane në Zagreb.

 Majlinda Kelmendi e fitoi çmimin Sportisti më i mirë për 2017,  sipas votimit në internet.
Kampionia e Artë Olimpike mblodhi 58.7% të votave nga 16.463 persona sa votuan, dhe ky është shpërblimi i gjashtë rresht për të.

Ndërkohë, shpërblimin e veçantë për arritje kulmore “Majlinda Kelmendi”, e fitoi Driton Kuka, që është njeriu me i cili me punën e palodhur, i dhuroi Kosovës shkollën më të famshme të xhudos në botë, duke e ngritur Kosovën në piedestalin më të lartë në këtë sport.

​​

Leave a Comment