Të shtundën prej orës 12.00 në Pejë në Palestrën e klubit “Ippon ” ftohen të gjithë kadetët femra dhe meshkuj të lindur 2001,2002 dhe 2003 per stërvitje të perbashkët që njëherit do të jetë edhe seleksionuese për vitin kalendarik 2018.

Vitin e kaluar në këtë grupmoshë kishim dy medalje të fituara në Kampionatin Evropian nga Shpat Zekaj dhe Laura Fazliu.

Njekohësisht ftohen trenerët dhe referët për seminar për rregullat e reja ku do të shpalosin njohuritë për rregullat e reja.
 
Ligjeruësit e këtij seminari do të jenë Fatmir Salihaj dhe Fatos Tabaku, vijuesit e seminarit që u mbajtë në Mitersil të Austrisë.

Referët njekohësisht do të evidentohen dhe do të licencohen për referim për vitin 2018 nga Federata e xhudos së Kosovës.

Pjesëmarrja e obliguar për të gjithë trenerët dhe referët dhe atë me kimono të xhudos.
ët dhe atë me kimono të xhudos.

Leave a Comment