Picture

Olimpistja Kosovare Majlinda Kelmendi, ka fituar vendin e parë, ndërsa xhudistja tjetër pejane, Nora Gjakova ka zënë vendin e pestë në kupën evropiane SFJAM Noris European Cup Senior,  që u mbajt në Pragë të Republikës së Çekisë, të shtunën më 23 qershor.

Majlinda ka shlëlqyer gjatë tërë turnirit duke treguar një fornmë shumë të mirë në këtë garë, vetëm dy muaj para përballjes së saj në Olimpadë. Në finale ajo mposhti xhudisten gjermane, Jacqluine Lisson, si dhe holandezen Brigite Ente në gjysëmfinale. Turneu ishte e nivelit mjaft të latë dhe aty kanë marrë pjesë edhe disa xhudiste të tjera që janë kualifikuar për pjesëmarrje në Olimpiadë. Kliko këtu për rezultatet

Kosovarja tjetër Nora Gjakova fitoi tri lufta dhe humbi dy duke marrë vendin e pestë. Ajo në mesin e xhudisteve e mundi edhe Maria Kostenkon nga Rusia ndërsa në luftë për medalje humbi nga austriakja Sabina Flizmoser. Nora pasi humbi luftën e parë ajo tregoi cilësi të lartë në repasazh dhe aty tregoi klas, Kliko këtu për rezultatet

Kjo garë nuk ka ndonjë rëndësi për rangmimin e Majlindës në Olimpiadë por ka shërbyer si përgaditje e saj për garën e 29 korrikut në lojrat olimpike 2012. Majlinda në Prage ka udhëtuar nga Franca ku ka marë pjesë në një kamp stërvitor.

“Kjo garë i ka mundësuar Majlindes që të testojë teknikat e stërvitura gjatë përgaditjeve të saja për Olimpiadë”, ka thënë trajneri i Majlindes Driton Kuka. “Gara ka treguar se jemi duke punuar mirë. Ne jemi duke bërë maksimumin sportiv për pjesëmarrje të denjë në Lojrat Olimpike”, ka shtuar ai.

“Rezultati i Norës është shumëi mirë duke marrë parasyshë se ajo është 19 vjeqare dhe në një turne të këtillë ajo ka arritur të mundë xhudiste shumë të mira duke përfshi edhe rusen”, ka thënë Kuka.


Të mërkuren Majlinda, Nora dhe trajneri Kuka do të kenë një konferencë për gazetarë në qendren Ippon në Pejë. Për këtë mediat do të informohen me koh
ë.

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of