Fjolla Kelmendi (-48kg), Distria Krasniqi (-52kg) dhe Nora Gjakova (-57kg) janë në finale të Grand Prix Antalia 2018.

Fjolla Kelmendi (-48kg) ishte befasia më e madhe sot duke fituar tri ndeshje deri në finale.

Fjolla në ndeshjën e parë mposhti me Wazari garuesën nga Britania e madhe, Kimberley Renicks.

Në ndeshjën e dytë mposhti me 3 denime garuesën Ruse, Anastasia Pavlenko.

Në gjysëmfinale mposhti me Wazari garuesën Izraelite, Tamar Malca.

Fjolla në ndeshjën finale do të ketë përball garuesën Catarina Costa nga Portugalia.

Distria Krasniqi (-52kg) ka shkuar deri në finale me 3 ndeshje të fituara.

Në ndeshjën e parë Distria ka mposhtur me Ippon garuesën Ruse, Sofia Chistanova.

Distria në ndeshjën e dyte mposhti me Ippon Gefen Primo nga Izraeli, me një ngulfatje për vetëm 49 sekonda.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me 3 denime garuesën nga Turkmenistani, Gulbadam Babamuratova.

Distria në finale do të ndeshet kundër Britanezes, Chelsie Giles.

Nora Gjakova (-57kg) poashtu ka fituar tri ndeshje deri në finale.

Nora në ndeshjën e pare ka mposhtur me Ippon garuesën Turke, Tugba Zehir.

Në ndeshjën e dytë Nora mposhti me Ippon garuesën nga Kirgistani, Kseniia Beldiagina.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me Ippon Amerikanen, Leilani Akiyama.

Nora në finale do të ndeshet kundër Koreanes Jugore, Jandi Kim.

Ndeshjet finale fillojnë nga ora 15:00 dhe mundi t’i ndiqni drejtpërdrejtë në linkun e mëposhtem:

https://live.ijf.org/gp_tur2018/live_video

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of