Picture

Të mërkuren me 6 qershor, në palestren e sporteve “Karagaçi”në Pejë do të mbahet turneu i xhudos për tolerancë, “Judo For Tolerance”.
Kjo garë ka per qëllim të demonstrojë se xhudo si një sport edukativ,është mënyra më e mirë e zhvillimit të tolerancës multietnike,arritjes së paqes dhe zhvillimit të shoqërisë. 
Në këtë turne do të marrin pjesë garues me etnicitete të ndryshme nga të gjitha qytetet e Kosovës ku zhvillohet sporti i xhudos.
Mysafirë special do të jetë Ambasadori i Britanisë së Madhe z.Ian Cliff dhe Ministri i Kultures,Rinisë dhe Sportit z.Memli Krasniqi.

Turneu është i mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe nga Ministria e Sporteve.


Leave a Comment