Sot ne turneun “Junior Koroska Open 2018” qe u mbajt ne Dravograd te Sllovenise, ekipi i xhudos U21 u paraqit me kater garues:

Aktina Osa (-52Kg),Fisnik Hyseni (-66Kg),Arber Kullashi (-73Kg) dhe Shpati Zekaj (-100Kg).

Shpati Zekaj arriti te fitoje medaljen e arte ne kategorine -100Kg, duke mposhtur me Ippon deri ne finale Kroatin Vjeko Jelinek dhe garuesin Çek Radim Dvorak.

Ne finale perseri e fitoj ndeshjen me Ippon kunder Moldavit Vladimir Zmeu.

Ne kategorine -52 Kg Aktina Osa fitoj medaljen e bronzte.

Ajo ne ndeshjen e pare humbi nga garuesja italiane Alessia Tedeschi,mirepo u rikthye me fitore ne ndeshjen permiresuese (repasazh) kunder kroates Barbara Brankovic dhe per medalje te bronzte mposhti italianen Rachele Panzani.

Fisnik Hyseni (-66Kg) fitoj ndeshjen e pare kunder Austriakut Kaly Camata,ne çerekfinale humbi nga garuesi Rus Gevorg Karapetian.

Ne repasazh humbi nga Moldavi Ion Tonofrei.

Arber Kullashi (-73Kg) gjithashtu fitoj medaljen e bronzte.

Ai ndeshjen e pare e fitoj me Ippon kunder Lituanezit Domas Rutkevicius,kurse ne te dyten humbi nga Petru Pelivan nga Moldavia.

Ne repasazh fitoj tri ndeshje,kunder Austriakut Thomas Grossig,Ukrainasit Alex Malets dhe Ukrainasit tjeter Lev Smagin.

Per medalje te bronzte fitoj me wazari kunder Austriakut Nikita Pikulenko.

Garuesit ishin nen udheheqjen e asistent trajenerit per grupmosha te reja,Mustafe Veselit.

www.judo-koroska.com

Leave a Comment