Federata e xhudos së Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” organizojnë turneun ndërkombëtar “Judo for Peace” me datën 13.05.2018 (e dielë) me fillim nga ora 10:30 në palestrën e sporteve “Karagaqi” në Pejë.

Ky turne mbahet për grupmoshat Pioner të vjetër (U15), Kadetë (U18), dhe Senior.

Matjet zyrtare: 9:00-10:00

Për te gjitha kategoritë do te këtë medalje për vendin e parë, dytë dhe 2 vendet e treta si dhe kupa për ekipin më të mirë për vajza dhe meshkuj dhe për garuësin më të mirë të turneut.

Vërejtje: Në rast të mungesës së garuësve në ndonjë kategori, do të bëhet zëvendësimi në ndonjë kategori tjetër dhe ndarja e medaljeve bëhet sipas organizatorit.

Emrat e garuësve dhe grupmoshat duhet të dërgohen më se largu deri me datën 11.05.2018 në ora 20:00, në të kundërten nuk ka mundësi që ndonjë garuës të futet në short pasiqë shorti do të bëhet në menyrë elektronike.

Shtetet e ftuara:

Kosova,

Rumania,

Mali i Zi,

Maqedonia,

Turqia,

Austria,

Shqipëria,

Bosnja dhe Hercegovina,

Bullgaria.

Grupmoshat dhe kategoritë:

PIONERET E VJETER (U15)

Lindur ne (2004-2005) (kohezgjatja e luftës 3 min) :

M -38kg, -42kg,-46kg, -50kg, -55kg, -60kg, -66kg, -73kg, +73kg

F -36kg, -40kg, -44kg, -48kg, -52kg, -57kg,  -63kg, +63kg

KADETE (U18)

Lindur ne (2001-2002-2003) (kohezgjatja e luftës 4 min):

M -50kg, -55kg, -60kg, -66kg, -73kg, -81kg, -90kg, +90kg

F -40kg, -44kg, -48kg, -52kg, -57kg, -63kg, -70kg, +70kg

SENIOR

M -60kg, -66kg, -73kg, -81kg, -90kg, -100kg, +100kg

F -48kg, -52kg, -57kg, -63kg, -70kg, -78kg, +78kg

Leave a Comment