Selektori dhe trajneri i xhudos Kosovare Driton Kuka dhe fizioterapisti e pronari i qendrës fizioterapike Naim Ademi kanë nënshkruar marrëveshjen për trajtime profesionale fizioterapike për ekipin Olimpik drejt Tokyo 2020.

Në këtë qendër ekipi Olimpik i xhudos Kosovare do të bëjë trajtime fizioterapike të cilat kanë shumë rëndësi pasiqë garuesit gjithmonë kanë stërvitje intenzive dhe të mundimshme, në këtë menyrë ekipi do të ju shmanget lëndimeve të mundshme dhe lodhjes, shpresojmë në mirëkuptim dhe trajtime të suksesshme deri në Tokyo 2020.

 

Leave a Comment