Në Pejë, në qendrën e sporteve luftarake “Ippon” u mbajt Kampionati i Kosovës për senior në konkurrencën e meshkujve.
Në këtë garë ku moren pjesë garues nga shumë klube kosovare dhe ku u tregua nje xhudo mesatare, munguan Ferizaji dhe Prizreni të cilat klube më shumë po punojnë me gjenerata te reja e ku pritet që së shpejti të kenë edhe garues senior.
Medaljet e arta që të gjitha mbeten në Pejë gjegjësisht ne Klubin e Ipponit i cili edhe njëherë konfirmoj dominimin në xhudon e Kosovës për të rritur.

Konkurrencë të denjë patën edhe garuesit e Trepcës nga Mitrovica dhe Policit nga Prishtina. 

Luftërat i referoj Shahin Behrami nga Prishtina me mjaft korrektësi. 
Medalje te arta neper kategori fituan:
60 kg Ardi Asllani Ippon Peje
66 kg Korab Morina Ippon Peje
73 kg Zymer Zekaj Ippon Peje
81 kg Fatos Tabaku Ippon Peje
90 kg Damir Fetahoviqi Ippon Peje
100 kg Betim Mekaj Ippon Peje
Garat u mbajtën edhe në Absolute dhe atë ne dy kategori në atë deri 73 kg dhe mbi 73 kg. 
Në Absoluten deri 73 kg dominoj Zymer Zekaj kurse në mbi 73 kg Medaljen e artë e fitoj Fatos Tabaku pas nje lufte të madhe dhe të fortë kundër Gramos Cernaverit nga Polici i Prishtinës.
Ekipi reprezentues i vajzave në javën tjeter merr pjesë ne Kupen Evropiane per senior ne Gjenevë te Zvicres,ekipi do jetë i prirë nga Olimpistja Kosovare Majlinda Kelmendi dhe marrin pjesë 5 garuese në total.
Për Majlinden do jetë garë ne rrugëtimin e saj përgatitor për Olimpiadë kurse garueset tjera do kenë rastin per afirmim në gara të këtij niveli.

Leave a Comment