Picture

Duke filluar këtë të diel,kampi i parë olimpik do të mbahet në Mittersill të Austrisë.
Nga 6-16 janar një numër i madh i xhudistëve më të mirë evropian do të jenë   pjesë e këtij kampi.

Xhudistët kosovar, nën udhëheqjen e selektorit të xhudos, z.Driton Kuka, për 5 ditë radhazi do të qëndrojnë në Austri që të pregaditen për garat që do të vijojnë në vitin 2013.

Gjithsej 8 xhudistë kosovar do ti bashkangjiten stervitjeve në këtë kamp olimpik e këta janë:
Majlinda Kelmendi,Nora Gjakova,Distria Krasniqi,Leutrime Krasniqi,Akil Gjakova,Korab Morina, Fatos Tabaku dhe Zymer Zeka.

 


Leave a Comment