Picture

Me 8-9 Mars në Zagreb të Kroacisë,do të mbahet Kupa Evropiane për Kadet.

Reprezentacioni I Kosovës do të paraqitet me katër xhudistë; Aktina Osa (44 Kg),Besiana Kelmendi (48 Kg),Flaka Loxha (57 Kg) dhe Blenard Begu (60 Kg).

Kjo garë do të jetë paraqitja e parë ndërkombëtare në garat zyrtare të xhudos për këta xhudistë të rinj.

Vitin e kaluar,Akil Gjakova në këtë garë fitoj medaljen e bronztë kurse në vitin 2007 Majlinda Kelmendi dhe në vitin 2008 Nora Gjakova, fituan medalje të arta.


Leave a Comment