Picture

Xhudistët më të mirë kosovar, pas një jave përgatitje në Slloveni,në Qendrën Olimpike Rogla, në të cilën u zhvilluan përgatitjet finale për garën më të rëndësishme pas Lojërave Olimpike për këtë vit, do të marrin pjesë në Kampionatin e Evropës pë Seniorë U23.


Kampionati Evropian do të mbahet në Pragë dhe pjesëmarrës janë:

Femra
52 KG Majlinda Kelmendi
52 KG Distria Krasniqi
57 KG Nora Gjakova 

Meshkuj 
66 kg Korab Morina 

Kjo është gara më e rëndësishme  për të cilën jemi përgatitur intensivisht qysh prej përfundimit të 
Lojërave Olimpike dhe presim medalje nga Olimpistja Kelmendi,mirëpo gjasa të mira ka edhe Nora Gjakova e cila ka treguar formë të mirë gjatë muajit të kaluar me 2 medalje në Kupat Botërore.

Distria dhe Korabi dotë kenë rastin të fitojnë eksperiencë dhe ndoshta edhe plasman te mirë.

Deri më tani, sporti i xhudos është i vetmi sport Olimpik që i ka sjell medalje shtetit të Kosovës dhe besojmë që në Pragë të konfirmohet cilësia e sportistëve tanë.

Garat në Pragë mbahen prej 16 deri me 18 Nëntor kurse garuesit tanë do garojnë ditën e premte.

Rezultatet,shortin si dhe luftërat live mund ti ndiqni në www.eju.net.

Fotoja më lart është nga përgatitjet në Rogla,Slloveni.


Leave a Comment