Pas Kupës Botërore në Romë ku xhudo kosovare filloj me sukses sezonin vjeshtor, 
karvani i garave të xhudos Botërore vazhdoj këtë javë në Stamboll, ku morën pjesë dy garueset tona më të
mira, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova e para në kategorinë deri 52 kg kurse Nora deri 57 kg.

Ndersa ne Dubrovnik te Kroacise ne Kupen nderkombetare te Dubrovnikut gare kjo ku fondi shperblyes eshte
20, 000 Dollare moren pjese Distria Krasniqi 52 kg,Leutrime Krasniqi 57 kg per femra si dhe 
Akil Gjakova 60 kg,Korab Morina 66 kg dhe Fatos Tabaku 73 kg.

Ne Stamboll Majlinda korri 4 fitore, te gjitha me Ippon bilanc i shkelqyeshem i Olimpistes tone e cila ngadhnjeu ne Kupen Boterore,duke treguar Klasin e saj Boteror,ne luften e pare mposhti Turken Cin,per te vazhduar me Mongolen Bat Erdene pas nje lufte te forte kurse ne gjysemfinale mundi Francezen Grou Elodie dhe te gjitha keto luftera i perfundoj para perfundimit te kohes se rregullt.
Ne finale Majlinda u ndesh edhe me nje turke te papershtatshme Ayse Saadet Arce e cila ne fillim udheheqi ndaj Majlindes por Olimpistja jone e ktheu rezultatin dhe me nje gjuajtje te bukur tregoj qe forma e saj po ngritet dhe javen e ardhshme do kete’ sfiden e madhe ne Abu Dabi ku mbahet Grand Prix i pare pas Olimpiades ku fondi shperbyes eshter 150 000 $ dhe do marrin pjese shume Olimpiste.


Nora Gjakova ne Stamboll nuk arriti te perseris suksesin e Romes ajo humbi pas nje referimi te cuditshem te refereve me gjoja denim per pasivitet kunder Bullgares Grigorova te cilen lufte realisht duhej ta fitonte,ne gara te medha ne si shtet i vogel gjithmone ne lufta te barabarta kur vendimi bie ne refer ateher zakonisht sportistat tane demtohen.

Sidoqofte Nora edhe nje here tregoj se eshte ngritur ne nje nivel ku realisht ne cdo gare mund te arrij te fitoj medalje i duhet pervoja dhe te jete me kembengulese ne kerkim te fitores.

Ne Kupen Nderkombetare te Dubrovnikut garuesit tane fituan nje medalje te arte dy te argjendta dhe nje te bronzte.

Distria Krasniqi fitoj medaljen e arte ne kategorine 52 kg shenoj dy fitore kurse e vecanta eshte qe ne finale mposhti hic me pak se nje garuese Japoneze dhe tregoj qe si 16 vjecare eshte pespektive e madhe e xhudos Kosovare.

Leutrime Krasniqi shenoj dy fitore dhe nje humbje u stolis me medalje te bronzte edhe Leutrimja eshte e re dhe ka filluar te degjohet emri i saj ne arenen nderkombetare.


Ne konkurrencen e meshkujve luftera te shkelqyeshme ka bere Korab Morina ne kategorine 66 kg i cili shenoj tri fitore duke pesuar ne finale kunder Sllovenit Jereb dhe tregoj se eshte garues i cili me pune te madhe po tegon qe mund te arrihet sukses.


Akil Gjakova ne kategorine 60 kg u radhit i dyti me 3 fitore dhe nje humbje por nuk kenaqi sespse realisht konkurrenca ne kategorine e tij ishte jo e forte dhe realisht eshte dasht te fitoj medaljen e arte por Akili eshte ende i ri dhe pa pervoj ne gara te senioreve.

Fatos Tabaku ne kategorine 73 kg ne luften e pare pati nje lendim dhe u desh te nderprej luften shpresojme qe nuk eshte lendim serioz eshte garues me pervoj dhe i rikthyer ne xhudo pas pauzes se gjate pikerisht per dshkak te lendimeve qe e kane percjellur nje kohe te gjate.

Vlen te ceket qe ne Dubrovnik udhetoj Agon Kuka Kryetari i federates dhe ne kete gare referoj Mustafe Veseli me sukses dhe ne kete menyre federata e xhudos ka per qellim qe edhe referet e rinj te filloj ti licencoj ne Federaten Nderkombetare te Xhudos.

Sidoqofte nje vikend i shkelqyeshem i xhudos kosovare,nje sport i vogel por i vetmi qe Kosoves i ka sjell Olimpisten ne Olipiaden e kaluar dhe qysh tani eshte filluar me ciklin tjeter Olimpik.

Leave a Comment